Koreja Veriore po punon për të ndërtuar një nëndetëse të re të aftë për të gjuajtur raketa bërthamore, sipas informacioneve të mbledhura nga ushtria e Koresë së Jugut.
Kim Hack-yong, një ligjvënës i Koresë së Jugut i tha gazetës Wall Street se Koreja Veriore si duket po punon në ndërtimin e kësaj nëndetësje, transmeton gazetametro.net
Aktivitet për ndërtimin e nëndetëses ka vërejtur edhe Inteligjenca amerikane.
Raporti i gazetës vie derisa Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, viziton Penjanin të premten, ku ka gjasa që ai të kërkojë për përkushtim më solid të Koresë Veriore në lidhje me denuklearizimin.
Edhe pse Kim Jong Un u pajtua në Samit që të punojë drejt denuklearizimit, nuk arrit ndonjë marrëveshje specifike në lidhje me këtë.
SHBA’ja bëri disa koncesione Penjanit në atë samit, duke përfshirë ndaljen e ushtrimeve ushtarake Ulchi Freedom Guardian. Por evidenca të reja tregojnë se Koreja Veriore nuk ka hequr dorë nga ambiciet e saja bërthamore


