Rikthehet Eden Hazard, 100 për qind i gatshëm për Eibarin

PUBLIKUAR

Real Madrid i ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen kundër Eibarit në udhëtim të dielën dhe gjatë stërvitjes u pa rikthimi i sulmuesit Eden Hazard.

Hazard ka qenë i lënduar që nga ndeshja kundër Alaves me 28 nëntor, kur e pësoi një dëmtim gjatë minutave të parë të ndeshjes, raporton Gazeta Express.

Takimi kundër Alaves, në të cilën Hazard u përpoq të vazhdonte të luante para se të largohej pas vetëm gjysmë ore, kishte qenë ndeshja e tij e tretë radhazi dhe ai kishte filluar të ndërtonte një ritëm para këtij dështimi të fundit.

Ishte dëmtimi i dytë muskulor për ish-lojtarin e Chelsea këtë sezon dhe shkaku i tyre ai ka munguar në pesë ndeshjet e fundit.

Në mungesë të tij, madrilenët humben ndeshjen e parë kundër Shakhtar, para se të vazhdonte me fitore në katër ndeshje radhazi.

Sidoqoftë, Zinedine Zidane do të jetë i lumtur që 29-vjeçarin e ka në dispozicion për udhëtimin në Eibar, nëse gjithçka shkon sipas planit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...