Një grabitje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë në një kazino, ku siç raportohet nga policia hajdutët e maskuar kanë mundur të marrin një sasi lekësh dhe të largohen pa lënë gjurmë.
Nga informacionet e para mësohet së ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40, ku policia është njoftuar se në lagjen nr 11 Korçë, në një ambient lojërash fati (kazino) dy persona të maskuar ku njëri prej tyre dyshohet të ketë qenë i armatosur duke kërcënuar personelin, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar.
Nga veprimet e para rezulton se persona të dëmtuar nuk ka patur. Grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Express/


