Rikallo: Pas vendimit të Qeverisë mund të ndodhë një ‘katastrofë humanitare’

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Ministri i Bujqësisë në Qeverinë Haradinaj, e që vije nga rradhët e Listës Serbe, Nenad Rikalo, ka thënë sot se nëse institucionet e Prishtinës nuk tregojnë vullnet për gjetjen e një zgjidhje pas vendosjes së masës prej 100 për qind, protestat e serbëve do të vazhdojnë edhe më tutje.

Sipas ministrit Rikallo, tërheqja e taksës nga Qeveria e Kosovës, do të ishte një shenjë se “mund të vazhdojmë jetën në mënyrë paqësore”.

Siç tha ai, pas vendimit të Qeverisë mund të ndodhë një “katastrofë humanitare”.

Rikallo foli edhe për arrestimin e katër serbëve në aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit, për të cilin tha se është një “farsë”,  dhe se dy prej tyre ishin arrestuar edhe në shkurt të këtij viti, transmeton lajmi.net.

“Të martën, ne vazhdojmë aktivitetet tona, nëse Prishtina nuk tregon vullnet të mirë, dhe ne do t’i përgjigjemi dhunës fizike dhe psiçike të tyre, mirëpo paqësisht”, ka thënë Rikallo.

Sipas tij, ekzistojnë dyshime, se serbët e arrestuar në Mitrovicë i janë nënshtruar një torture, dhe se për të njëjtit po kërkohet ekzaminim nga doktorët serbë.

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...