Rigjykim për zviceranin që pagoi kosovarin për t’ia vrarë gruan

PUBLIKUAR

Dënimi me 14 vjet burg për financierin e pasur nga Gjeneva i cili kishte porositur një kosovar për t`ia vrarë të shoqen, është shumë i butë. Kështu mendon Gjykata Federale e Zvicrës me seli në Lozanë, e cila ka vendosur që lëndën ta kthejë për rigjykim në Gjykatën e Gjenevës.

Sipas gjykatësve nga Lozana faji i bashkëshortit peshon rëndë. Ai ndërkohë që gruas së tij i bënte dhurata, po planifikonte vrasjen e saj, transmeton albinfo.ch.

Veç kësaj, edhe vetë plani për vrasje kishte qenë shumë i ulët, duke qenë se sipas porosisë së tij, vrasja do të inskenohej si një sulm për plaçkitje.

Gjykata Federale ka miratuar akuzën e bërë nga Prokuroria e Gjenevës (që gjykata e Gjenevës e kishte shpërfillur) edhe sa i përket kosovarit. Edhe ai është dënuar me 14 vjet heqje lirie gjë që, sipas Lozanës është një dënim shumë i butë.

Gjykata e Gjenevës është dashur të shqiptonte një dënim shumë më të ashpër për personin i cili kishte vendosur të vriste një grua në mënyrë gjakftohtë dhe kundrejt një pagese, thotë gjykata më e lartë e vendit. Kosovari kishte provuar disa herë brenda disa muajve të bënte sulmin e porositur.

Ndërsa edhe dënimet me 9 gjegjësisht 7 vjet burg për dy pjesëmarrës të tjerë në sulm, janë sipas Lozanës, tepër të buta.

Kosovari e kishte sulmuar në shkurt të vitit 2012 bashkëshorten e financierit në Gjenevë me thikë nga mbrapa. Por ajo, e plagosur rëndë kishte shpëtuar nga më e keqja.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...