Rifresko PlayStation 5 me ngjyra të reja

PUBLIKUAR

Sony ka njoftuar disa kopertina për konsolën PlayStation 5, dhe gjithsej pesë ngjyra të ndryshme do të jenë në dispozicion.

Këto faqe, ose panele anësore, janë një zëvendësim për ngjyrën e bardhë të konzollës aktuale, duke i lejuar përdoruesit të “lyejnë” PS5-në e tyre në të kuqe, vjollcë, blu, të zezë ose rozë.

Sony ka njoftuar se maskat do të jenë të disponueshme gjatë gjysmës së parë të 2022, me opsionet Midnight Black dhe Cosmic Red që shfaqen për herë të parë në janar.

Variantet e reja Pink, Galactic Purple dhe Starlight Blue do të pasojnë më vonë.

Dy versione me ngjyra do të jenë të disponueshme për secilën prej ngjyrave – një për PS5 Digital Edition dhe një për PS5 me disk.

Përveç kësaj, do të dalin kontrollorët New Pink, Starlight Blue dhe Galactic Purple DualSense, të cilët gjithashtu do të mbërrijnë në janar.

Ata do të bashkohen me kontrollorët ekzistues Cosmic Red dhe Midnight Black.

Mbulesat anësore të PlayStation 5 kushtojnë 55 dollarë, ndërsa kontrollorët e rinj DualSense do të kushtojnë 75 dollarë. Kontrollorët standard bardh e zi do të jenë pak më të lirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...