Ribery pranë kalimit tek ekipi i promovuar në Serie A

PUBLIKUAR

Ish-anësori i Bayern Munich dhe Fiorentinas, Franck Ribery thuhet se është në prag të bashkimit me ekipin e promovuar këtë vit në Serie A, Salernitanan.

Veterani duket se do të qëndrojë në Serie A dhe mund të nënshkruajë me ekipin italian jashtë tregut të transferimeve për shkak të statusit të tij si lojtar i lirë.

Ribery u largua nga Artemio Franchi pas sezonit 2020-21 dhe ka qenë pa klub që nga fundi i qershorit.

38-vjeçari u stërvit me Bayern Munich gjatë verës dhe ka qenë i lidhur me klube në Serie A, përfshirë Hellas Verona.

Por gazetari i SportItalia, Alfredo Pedulla zbulon se ai është në prag të bashkimit me Salernitanan dhe është vetëm formalitete larg përfundimit të lëvizjes.

Ribery, i cili fitoi Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij me Bayern në Gjermani, mori nëntë tituj të Bundesligës dhe gjashtë DFB-Pokal.

Ai u votua si lojtari më i mirë në Evropë nga UEFA në 2013 dhe duket se do të zgjasë karrierën e tij në Serie A.

Anësori luajti 51 herë për Fiorentinën gjatë dy viteve të tij në Firence, duke u shfaqur 50 herë në Serie A. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...