Ribari i Madh me shkollë të re moderne

PUBLIKUAR

Ribari i Madh me shkollë të re moderne📚📖
Sot vizituam punimet në infrastrukturën e shkollës fillore në Ribar të Madh, një projekt i cili shumë shpejt do të përfundojë, duke sjellë kushte të reja dhe moderne për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Shkolla e re do të ketë hapësira më të mëdha dhe të përshtatshme për mësim, duke krijuar një ambient më të sigurt, më të ngrohtë dhe më të favorshëm për zhvillimin e dijes. Nxënësit do të kenë mundësi të mësojnë në kushte shumë më të mira, me infrastrukturë që përmbush nevojat e një arsimi bashkëkohor.

Investimi në arsim është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të shoqërisë në përgjithësi. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar cilësinë e arsimit, duke siguruar shkolla moderne dhe kushte më të mira për të gjithë nxënësit.

 

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...