Parlamenti Evropian do ta hedhë në votim pas pak Rezolutën e Agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Në pikën 32 të draft-rezolutës ku i referohet Ballkanit Perëndimor përmendet Serbia dhe mosrreshtimi i saj me BE-në për sanksionet ndaj Rusisë. Në draft-rezolutën që e ka siguruar EWB, Parlamenti Evropian ka shprehur keqardhjen që Serbia s’është angazhuar për sanksione ndaj Rusisë, raporton Gazeta Express.
Draft-rezoluta e Parlamentit Evropian lavdëron shtetet e Ballkanit Perëndimor për përkrahjen e sanksioneve të BE-së dhe dënon ato shtetet që e përkrahin Federatën Ruse.


