REXHEP SELIMI: KËRCËNIM I SHPALLUR NGA SERBIA

PUBLIKUAR

20141018204806110620

Faqja zyrtare e “Forcave Speciale Serbe” ka publikuar në Facebook, një fotografi të dy raketa-hedhësve për të cilët thonë se mund të gjuajnë aq larg sa të bombardojnë Prishtinën.

“Nora152mm” mund të hedh gjylet deri në 50 kilometra që do të mjaftonte për të granatuar Prishtinën”, shkruajnë serbët.
Krejt këto, për deputetin e Vetëvendosjes dhe ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimi, nuk është befasi pasi sic thotë ai, këtë ia lejon edhe Kushtetute e Serbisë.
“Nuk po duket e papritshme e nuk po duket befasi, në përputhje se çfarë qëndrimi mbaj Serbia ndaj Kosovës. Përderisa Serbia brenda kushtetutës së vet e ka Kosovën si pjesë integrale, krejt kjo Kushtetutë cfarë do invazioni mbi Kosovën, për ta rikthye sipas tyre”, tha Selimi për Indeksonline.
E sipas Selimit, ajo çka është publikuar në Facebook nga faqja zyrtare e “Forcave Speciale Serbe”, është një kërcënim i shpallur nga pala serbe.
“Kosova mbete vendi më i rrezikuar në rajon, nëse jo edhe në Evropë, për shkak se përballë Kosovës, këtij shteti i kanoset një rrezik, tashmë, kërcënim i shpallur nga Serbia”, tha ai./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...