Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, ka thënë se sulmet me raketa të SHBA-së ndaj bazës ajrore të Sirisë, si hakmarrje ndaj sulmit kimik, bartin një mesazh për cilindo vend që vepron jashtë normave ndërkombëtare.
Ai nuk e ka specifikuar Korenë e Veriut, por përmbajtja e mesazhit të tij ishte mjaftë e qartë, transmeton Express.
“Nëse i shkelni marrëveshjet ndërkombëtare, nëse dështoni t’i përmbushni përkushtimet, nëse bëheni kërcënim për të tjerët, atëherë vjen një moment kur vjen një kundërpërgjigje ndaj jush,” ka thënë Tillerson për ABC.
Ka pak dyshim se sulmet me raketa do të shihen si mesazh në Korenë e Veriut. Ka kohë që Veriu pohon se SHBA-ja është duke përgatitur një lloj sulmi ndaj saj dhe arsyetohet për zhvillimin e programit të armëve bërthamore duke thënë se janë të natyrës mbrojtëse./Express/


