Revolucion në Inter, Conte synon t’i largojë 10 lojtarë

PUBLIKUAR

Duket se Antonio Conte do të bëjë revolucion në skuadrën e Interit gjatë verës, pasi sipas mediave italiane, e ardhmja e 10 futbollistëve është e pasigurt në Meazza.

I pari që do të largohet është Ashley Young, pasi atij do t’i mbarojë kontratë në verë dhe sipas Gazzetta.it, Interi nuk do t’ia vazhdojë atë, transmeton Gazeta Express.

Gjiganti i Serie A është duke e vlerësuar të ardhmen e nëntë futbollistëve të tjerë.

Kontrata e Andrea Ranocchias mbaron në fund të sezonit po ashtu, por italianit do t’i lihet në dorë të vendosë vetë për të ardhmen.

Ai mund të largohet nëse dëshiron të luajë më shpesh, apo të qëndrojë në klub për edhe një sezon.

Matias Vecino duhet të hidhet në treg, ndërsa klubi do të vendosë edhe për të ardhmen e mesfushorëve të tjerë,  Arturo Vidal, Roberto Gagliardini, Ivan Perisic dhe Stefano Sensi.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...