Retkoceri uron diten e 8 Marsit nënave dhe femra shqipëtare

PUBLIKUAR

Kryetari i LVV-së në Lipjan, Selatin Retkoceri ka uruar të gjithë nënat me rastin e ditës së 8 Marsit.

“Sot kur po shënojmë ditën e nënes dhe nënave që lindën dhe rritën djemtë dhe vajzat më të mirë që u flijuan për komb e atdhe, na mundësuan të festojmë të lirë dhe në paqe të gjitha festat kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në urim transmeton LipjaniNews

Urimi i plotë nga Retkoceri…

Të nderuara nëna, zonja, zonjusha, gra, motra dhe femra shqipëtare. Më lejoni që të ju uroj ditën ndërkombëtare të gruas, duke shprehur respektin, konsideraten, falenderimin për nënat që dhanë jetë nga jeta e tyre, për nënat që janë gjithënjë pranë edhe kur jemi larg fizikisht prej tyre. Sot kur po shënojmë ditën e nënes dhe nënave që lindën dhe rritën djemtë dhe vajzat më të mirë që u flijuan për komb e atdhe, na mundësuan të festojmë të lirë dhe në paqe të gjitha festat kombëtare dhe ndërkombëtare. Urojmë të gjitha femrat për këte ditë të tyre, duke kërkuar nga to që vet të marrin hisen që ju takon në familje dhe shoqëri, Urojmë të ketë diell, dritë, paqe, lumturi, drejtësi, prosperitet dhe begati për të gjitha nënat e botës, për më të dashurat, më të mirat dhe më të vlefshmet e këtij nënqielli. Gëzuar, urime, shëndet për diten e 8 Marsit, ditën e gruas, (sic) shkruan ai./ LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...