Retkoceri: Në Lipjan po bëhen po bëhen lojra të grupeve politike

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Selatin Retkoceri ka thënë se në Lipjan po bëhen po bëhen lojra të grupeve politike të cilat janë të vetëdijshme se një Asamble komunale që i ka mbetur mandat edhe gjashtë muaj deri në zgjedhje ska asnjë kuptim të merret me shkarkim të kryesueses, dhe në vend të saj të emroj një kryesues të ri.

Sipas Retkocerit, këto lojëra politike nuk kanë asnjë kuptim dhe janë tendencë e opozitës për të përfituar qytetarët dhe për të bindur ata se paska një opozitë e cila po angazhohet për të zbuluar dhe demaskuar qeverisjen e keqe që u zhvillua për këto tre vjet e gjysmë nga koalicioni i prishur muaj më parë.

“Vetëvendosje mendon se problemet që po shkaktohen tani në fundin e mandatit do të dëmtojnë më së shumti qytetarët të cilët do të humbin disa projekte të cilat nuk mundësohen të aprovohen në mungesë të një seance të kuvendit ku do të ri destinoheshin disa para tepricë nga projektet por edhe teprica e buxhetit nga tatimi në pronë i cili do të përfundoj si suficit në buxhetin qendror. Për një ndryshim të kryetarit/kryesuesit të asamblesë nuk ja vlen të humben mëse 700,000.00€, Lipjani është shumë i varfër të humb kaq para për shkak të kapriciove të dy apo tre liderëve të politikës lokale”, shtoi ai për LipjaniNews.

“Vetëvendosje do të përmbahet apo nuk do të mbaj anë nga asnjëra nga palët, duke pas parasysh edhe fuqinë që kemi në asamble”, përfundoi Retkoceri /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...