Retkoceri: Mësues e mësuese, urime dita e mësuesit dhe 130 vjetori i shkollës së parë shqipe

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizes Vetëvendosje në Lipjan, Selatin Retkoceri ka uruar të gjithë mësimdhënsit me rastin e ditës së tyre, 7 Marsin.

“Njëqindetridhjetë (130) vite shkollë shqipe, po kaq vite mund e sakrificë e brezave të mësuesve dhe patriotëve/rilindasëve shqipëtar që nuk u ndalën kurrë për të lexuar, mësuar, shkruar, shpërndarë dhe zhvilluar gjuhën e ëmbël shqipe”, thuhet në urim, transmeton LipjaniNews

“Lëvizja kulturore Shqipëtare pas Lidhjes së Prizrenit, ishte e orjentuar në hapjen e sa ma shumë shkollave shqipe në të gjitha trojet, krahinat dhe vendbanimet autoktone shqipëtare. Ishin regjistruar përpjekje për të hapur shkolla shqipe që në fundin e shekullit XVII. Kleri katolik shqipëtar kishte hapur disa shkolla shqipe në veriun e Shqipërisë. Shkollat e hapura nga kleri katolik nuk arritën të mbijetonin, bëheshin përpjkeje që në disa objekte fetare në kisha katolike e ortodokse të mësohej shqipja por vështirsitë ishin të mëdha e sidomos ndikimi grek dhe kisha ortodokse nuk lejonte në asnjë mënyrë të shkruhej dhe mësohej shqip. Duke parë këto vështirësi dhe pengesa që po bëhishin nga Greqia, kishte lindur një iniciativë e fshehur nga Rilindasit për hapjen e shkollave shqipe. K. Kristoforidhi ishte si mësues i greqishtes por kishte arritur që për një kohë të shkurtër të mësoj nxënësit shqipëtar të shkollave greke, gjuhën dhe shkrimin shqip. Mësimi fshehurazi ishte zhvilluar deri në vitin 1887, por për këte kishte ndalesa nga kisha autoqefale Greke dhe nga porta e lartë e Stambollit. Thënë troq dhe pa ekuivoke mësimi shqip ishte i ndaluar dhe denohej nga regjimet e kohës”, thuhet më tej.

Një karakteristikë që nuk duhet ta lëshojmë pa e përmendur, është lejimi dhe botimi i një reviste mujore në gjuhën shqipe me emrin “DRITA”, revistë kjo që ka dalë që në vitin 1884, apo tre vite para se të hapej shkolla e parë shqipe. Revista “Drita” me këte emër ka arritur të botohet vetëm në tre numra, për tu pasuar me një emër të ri: “DITURIA”, revistë kjo e drejtuar dhe botuar nën emrin e mësuesit dhe drejtorit të shkollës shqipe të Korçes Pandeli Sotiri.

“Vëllezërit Naim e Sami Frashëri, arritën të marrin leje nga porta e lartë turke e Stambollit për hapjen e një shkolle shqipe në Korçë. Shkolla ishte lejuar në emrin e mësuesit të parë dhe drejtorit Pandeli Sotiri. Shkolla e parë shqipe e lejuar nga porta e lartë turke e Stambollit ishte ajo e Korçes, që në një farë mënyre ishte lejuar si shkollë private shqipe me mësues Pandeli Sotiri, data e themelimit konsiderohet: 07 mars 1887, ditë kjo e regjistruar si festë e shkollës së parë shqipe dhe e njohur ndër ne si dita e mësuesit.

Nuk zgjati shumë dhe reakcioni i patriarkanës së Stambollit arriti të mbyllë shkollat e hapura gjatë viteve 1887/88, si ishin shkollat shqipe të Pogradecit, Rekës, Ohrit, derisa shkolla e Korçës arriti të mbijetoj me vështirësi dhe mund të madh. Agjentura greke e përkrahur nga patriarkana turke arritën të vështirësojnë dhe ndalojnë mësimin shqip dhe mësimdhënësit e njohur të asaj kohe, kurse vrasja e mësuesit, patriotit, drejtorit të shkollës së parë shqipe të Korçës Pandeli Sotiri në vitin 1891 në Stamboll tregoj dhe ishte paralajmrim shumë i keq ogurzi për shkollën dhe mësuesit shqipëtar te kohës.

Motrat Qiriazi me ndihmën e Naim Frashërit ia kishin arritur të hapin shkollën e parë shqipe për vajza në Korçë pikrisht me datë 23 tetor 1891, pak pas vrasjes së mësuesit të parë të shkollës së Korçës. Ky hap i motrave Qiriazi ishte shumë i rëndësishëm dhe po vinte në momnetet ma të vështira kur pritej të dështonte përpjekja për të vazhduar me mësimin shqip në shkollën e Korçës.

Të nderuar mësues dhe mësuese, më lejoni që në fund të këtij përkujtimi dhe shënimi për shkollën shqipe dhe ditën e mësuesit të ju uroj dhe pergëzoj për punën tuaj të mire që keni bërë dhe vazhdoni ta bëni, Urime dhe shëndet për të gjithë mësuesit, nxënësit dhe popullin shqipëtar që ende vazhdon ta ruaj dhe forcoj arsimin dhe diturinë në shkollat tona”  përfundon urimi nga Retkoceri./LipjaniNews.com

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...