Opinionisti i PDK-së, Kastriot Luma po provon të krijohet në një analist të pavarur por nuk po mund të shmanget nga ndikimi dhe respekti që ka për Partinë e babit, shkruan Selatin Retkoceri.
“Tendenca për të bërë një analizë por edhe për të prognozuar lidhur me një ngjarje siq do të jenë zgjedhjet lokale, parashikimi i rezultatit, analizën e rezultateve për secilin nga kandidatët, mund edhe të konsiderohet si shumë normale, kuptohet se në këto raste edhe animi dhe simpatia për ndonjërin nga kandidatët është e lejuar dhe tolerohet. Kastrioti ka hyrë në një fushë të minuar nga e cila fushë si duket nuk ka ditur të dalë, kjo i ka ndodhur sepse ky quni i ri i Lumjanëve jo që nuk e ka pergatitjen e duhur për analiza të tilla por si duket edhe ka probleme të mëdha dhe nuk i njeh fare personalitetet dhe liderët politik për të cilët ai dëshiron të japë vlerësimin dhe prognozën e tij të cilën as ai vet nuk e din se ku e ka mbështetur. Opinionet por edhe analizat duhet ta kenë një mbështetje, ndonjë anketë apo sondazh së paku te një numer qytetarësh nga vendbanime të ndryshme të Lipjanit”, thotë ai.
“Ju paraljmroni një garë të fortë ndërmjet kandidatëve, por ate garë e koncentroni vetëm tek një individ në këte rast te Imri Ahmeti, dhe te dy subjekte ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, sipas juve të tjerë nuk ka në garë, ju garantoj se ju keni me u befasuar siq jeni befasuar dhe nuk keni pritur fitoren e madhe të Vetëvendosjes në zgjedhjet e pergjithëshme”, shton Retkoceri.
“Duke qenë njëri prej aktivistëve politik me stazhin dhe përvojën ma të gjatë në skenën politike aktuale të Lipjanit, por edhe si njëri prej të rrallëve që ofroj afër vehtës gjeneratat e reja, kuadrot dhe profesionistët e rinjë, këte mund ta shihni edhe në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan ku prej gjithësej 15 anëtar sa ka kryesia e Qendrës 12 janë të rinjë. Një porosi për ju Kastriot, para se të dergosh shkrimet tuaja në portale ke kujdes dërgoj diku në lekturim sepse keni gabime të shumëta gjuhësore, gramatikore dhe sintaksore, dhe ka mundësi që nuk ju lexojnë opinionet tuaja duke paragjykuar se bëni shumë gabime si psh. nuk shkruhet mbrenda por brenda, mbrendshëme por brendëshme, etj”, pohoi Retkoceri/LipjaniNews/


