Retkoceri: Gjendja e Arsimit në komunën e Lipjanit e rëndë, alarmante dhe e politizuar

PUBLIKUAR

Opinion nga Selatin Retkoceri…

Para pak muajve komisioni parlamentar për arsim e organizuar nga deputetët e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke ftuar ekspertë të arsimit dhe njohës të cilësisë e problemeve në arsimin e vendit kanë organizuar debat me njohës të fushës. Nga debati u vlerësua se ka pasur investime në infrastrukturën shkollore, por sa ja vlen kjo kur cilësia e arsimit në ciklin e ulët, të mesëm e të lartë vazhdon të jetë shumë nën mesataren e vendeve të rajonit, kurse krahasime me vendet e evropiane as që mund të bëhen. Disa nga çështjet e ngritura në debat nga ekspertët e që kanë lidhje dhe vërehen edhe në komunën tonë do të ishin:

  • Profilet arsimore dhe cilësia në shkollat e Lipjanit nuk ju jepë mundësi dhe garancë qytetarëve që këta nxënës pasi ta kenë përfunduar shkollimin e mesëm do të jenë në gjendje të përballen me problemet e jetës së tyre ose të marrin pjesë në tregun global të punësimit.
  • Shkolla e Lipjanit dhe sistemi arsimor i aplikuar në shkollën profesionale dhe në gjimnaz nuk ju ofron nxënësve shkathtësitë dhe dijen që ofrojnë shkollat e Evropës dhe të fillim shekullit XXI.
  • Kriza e arsimit dhe e shkollës në Lipjan jo që po përmirsohet por ajo po degradon dhe me hapa gjigant po kthehet mbrapa, ndoshta edhe më keq se sa në kohën kur nxënësit tanë mësuan në podrume, oda dhe shtëpi banimi, kjo ndodhi në vitet e 90 kur thuajse të gjithë nxënësit shqipëtar ishin larguar dhunëshëm nga objektet shkollore.
  • Shkolla jonë ma shumë merret me mësimin përmendësh, se sa në të mësuarit modern dhe aplikimin e kurrikulave dhe programeve mësimore të vendeve perendimore.
  • Arsimi ynë nuk siguron që nxënësi të jetë në gjendje të zotoj përgjegjësi individuale e lëre më për ate shoqërore.
  • Mendimi kritik në shkollën tonë nuk zë vend dhe ska prej kujt të zhvillohet kjo formë moderne e të mësuarit dhe nxënjes së dijes në të dy nivelet e shkollimit në Lipjan.
  • Shkolla shqipe ka nevojë për modelet e avancuara të korrikulumit të ri, por shtrohet pyetja a mund të aplikohen tek ne këto modele të avancuara për të cilat na mungojnë kushtet për aplikimin e tyre.
  • Të shkolluarit në Evropë dhe Amerikë duhet të angazhohen sa ma shumë për të shperndarë dijen dhe mendjen e shkolluar, truri intelektual dhe i shkolluar duhet të jetë më i pranuar në ndryshimet e kërkuara dhe në avancimin e shkollimit i cili shumë ka degraduar dhe është zbehur tërësisht.

Objektiviteti në trajtimin e kësaj teme do të jetë parësor për mua meqë po dëshiroj të merrem me një temë që nuk më takon bash 100%, por duke pasur parasyshë punën time në arsim në vitet e 80 dhe 90, si dhe në rolin apo pozicionin kryesor në finacimin e arsimit në vitet 1994 deri 1999, i rezervoj të drejtën vehtes për tu marrë me një temë kaq të rëndsishme.

Viti 1990, atëherë kur regjimi serb i asaj kohe na perzuri nga shkollat tona, na ndali edhe finacimin u organizuam, hapëm shkollat në objekte të ndryshme, filluam një lloj financimi që siguohej nga i ashtuquajturi 3% i Qeverisë në ekzil, KQFK dhe KKF. Analiza duhet të bëhet para vitit 1990, pas vitit 1990 deri në vitin 2000 dhe pas vitit 2000 e deri sot. Duke qenë edhe si ish nxënës i shkollës së mesme të orjentuar, pastaj si profesor i QAM-os, dhe si kryetar i KKF-së, vlerësoj se arsimin e Lipjanit e karakterizojnë këto përparësi dhe mangësi:

  • Shkolla dhe edukimi para viteve 1990 edhe pse e ndikuar nga komunizmi dhe socialshovenizmi serbojugosllav, e sidomos nga viti 1974 deri në vitin 1981 kishte një ekspanzion dhe zhvillim të hovshëm dhe shqipëtarët kishin arritur të shfrytëzonin barabarësinë e proklamuar në arsimim dhe në veprimëtari tjera shoqërore.
  • Viti 1981, apo pas demonstratave të 11 marsit, ka filluar një trysni dhe presion i paparë mbi nxënësit dhe arsimtarët të cilët kishin shprehur kundërshtimin e tyre ndaj okupatorit dhe regjimit serb të asaj kohe.
  • Viti 1990 ishte më i rëndi për mijëra nxënës dhe qindra arsimtar të të dy niveleve të shkollimit të cilët dhunëshem dhe padrejtësisht ishin larguar nga objektet shkollore por edhe iu ishte ndalur financimi.
  • Dy vitet e luftës 1998 dhe 1999 ishin shumë të rënda dhe thuajse kishte ndodhur një pauzim dyvjeqar i shkollës shqipe, edhe pse qytetarët dhe luftetarët kishin bërë perpjekje dhe po organizonin mësim edhe në mal dhe kampet e refugjatëve që ishin krijuar në zonat e luftës, kampin e refugjatëve në Maqedoni dhe Shqipëri.
  • Menjëherë pas përfundimit të luftës, viti i parë në paqe dhe liri, viti 2000 do të duhej të fillonte kthesa e madhe në arsim, kishin kaluar gati 20 vite që arsimi dhe shkolla shqipe ishin dërmuar rënd dhe nuk do të ishte krejt lehtë të rimëkembet dhe të kthehet në normalitet krejt ajo që për shumë vite kishte pësuar shkolla, nxënësit dhe arsimtarët ishte kjo koha kur një nxënës i lindur në vitin 1990 ishte ballafaquar me probleme dhe parregullësi të mëdha në shkollimin e tij prej klasës së parë e deri te klasa e katërtë e shkollës së mesme, vet lexuesi le ta vlerëson cili ka mundur të jetë niveli i dijes që ka mundur ta fitoj një nxënës që nuk e ka pas as edhe një ditë të vetme normale në shkollë. Deri në vitin 2008, kur edhe u shpall pavarësia e Kosovës edhe mund të toleronim një arsimim dhe edukim jo të nivelit të kënaqëshëm, por pas Pavarësisë të ndodh degradimi dhe rënja e cilësisë së arsimit në nivelin ma të keq të mundshëm jo vetëm që nuk do të duhej të lejohej por përgjegjësit do të duhej të pergjigjeshin ligjërisht dhe të denohen për degradimin e arsimit deri në këte masë.

Institucionet arsimore në kohën kur unë isha nxënës punonin relativisht mirë, nuk ishte keq edhe kur unë fillova të punoj si profesor. Nxënësit në kohën time kishin çka të merrnin nga shkolla e tyre, ata merrnin edukim, qytetari, dije por nuk mungonte edhe shkenca. Prindërit kishin interesim për fëmijët e tyre, i nderonin dhe respektonin arsimtarët, mësuesit dhe pedagogët. Shpresa e prindërve se fëmijët e tyre po marrin dije dhe aftësi për tu përballur me jetë të pavarur gjithënjë ka ekzistuar në mendjen dhe shpirtin e tyre, me një fjalë i kanë besuar mësuesit dhe shkollës ku ata i kanë dërguar fëmijët e tyre. Një e keqe nga e kaluara e që e mbaj mend ishte ajo që ka të bëjë me preferencat ndaj fëmijëve të politikuajve, të cilët pa marrë parasyshë talentin e tyre atyre iu mundësonte dhe iu rezervonte shkollimi i lartë në fakultetet prestigjioze të ish Jugosllavisë. Fëmijët e ish komunistëve si sot të liderëve politik të nivelit lokal dhe atij qendror, pa marrë parasyshë dijen e tyre ata domosdoshmërisht gjenin punë dhe angazhime të ndryshme shoqëroro politike, siq edhe ka ndodh dhe po vazhdon edhe sot me fëmijët e thuaj të gjithë politikëbërsve të cilët duke mos besuar në sistemin arsimor që vet ata e kanë ndërtuar i dërgojnë dhe i shkollojnë fëmijët e tyre në fakultete prestigjioze të Evropës dhe në Amerikë, kurse shkollimi i mesëm iu është rezervuar në shkolla private gjithandej Republikës së Kosovës.

Arsimi pas vitit 2000 në Lipjan, edhe ate në të dy nivelet, gjithëmon sipas meje, ka humbur vlerën dhe shkelqimin e dikurshëm, nuk bëhet asgjë në edukimin e shëndosh të brezave, mësimnxënja dhe dija e fituar është në nivelin ma të ulët të mundshëm. Rezultatet e PISA-as tregojnë se deri ku ka arritur degradimi i shkollës në Kosovë dhe në Lipjan. Mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe pedagogët, kuptohet jo të gjithë këtu ka edhe përjashtime janë në nivele amatoreske, me përgatitje jo të duhur pedagogjike, larg kapjes së koncepteve dhe metodave të reja dhe bashkohore të mësimit dhe edukimit të nxënësve. Mohimi se kemi shkolla të reja të ndërtuara nuk na bënë nder, bile mund të themi se diku diku kemi ndërtuar shkolla të cilat kurr nuk do ta kenë rastin të mbushen me nxënës sepse nataliteti i popullësisë po bie por edhe emigrimi nga fshati në qytet është tejet i madh. Shkollat apo objektet ndërtimore janë koxha moderne, por sa ja vlen kjo kur brenda dhomave të këtyre shkollave nuk kemi kabinete të informatikës, kimisë, fizikës, biologjisë, salla të edukatës fizike pa të cilat nuk mund të zhvillohet mësimi praktik.

Fushatat parazgjedhore të subjekteve politike ska mundësi të kalojnë pa premtimet që do të bëhen për punësim në ndonjëren nga shkollat e Lipjanit. Premtimi për tu zgjedhur drejtor shkolle apo zyrtar komunal ose në ndonjëren prej ndermarrjeve publike janë të pashmangëshme bile shpesh herë edhe premtimet kryesore me të cilat mbulohet fushata parazgjedhore. Instrumentalizimi i shkollës, shëndetsisë, ndërmarrjeve publike, administratës dhe ndonjë vend tjetër pune në këmbim të votës së qytetarëve është vepër penale dhe krijon shoqëri klienteliste me rrezik të madh për të ardhmen e brezave dhe gjeneratave që po rriten, kurse perspektiva e tyre gjithënjë e ma tepër po zvoglohet derisa tek ne gjithëçka është politikë dhe e lidhur me politikën që ka udhëhequr Kosovën dhe Lipjanin prej vitit 2000 e deri sot. Ne duhet të punojmë dhe luftojmë për një shkollë dhe arsim të depolitizuar dhe të pa ndikuar nga politika dhe politikajtë që punësimin dhe rënjen e nivelit të papunësisë së qytetarëve të vet e shofin me ndonjë punësim të premtuar dhe të siguruar në sektorin e arsimit dhe administratë.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...