Retkoceri: Arbitrazhi Ndërkombëtar rrezikon buxhetin e Kosovës

PUBLIKUAR

Opinion nga Selatin Retkoceri…

Tribunali Ndërkombëtar i Arbitrazhit, ka filluar të jep verdiktin e vet lidhur me rastet për të cilat kompanitë, individët, konzorciumet, qofshin ato të vendit ose të jashtëm, kanë ankimuar apo kanë kërkuar drejtësi ndërkombëtare. Rastet për të cilat ne kemi njohuri se janë dërguar padi dhe ankesa në Gjykatën Nderkombtare janë:

  1. “Devolli Group” ka ankimuar lidhur me rastin e mospërmbushjes së kushteve të kontratës ndërmjet   “Z-Mobile” dhe PTK-së

  2. Kompania Austriake ka ankimuar rastin e njohur për pasaportat me Ministrinë e Punëve të Brendshme,

  3. “Kosova-Petrol” me pronar Bedri Selmani gjithashtu ka ankimuar vendimin e AKP-së për çështje qiraje.

  4. Rasti ma i rëndë e që pritet të fitohet nga ana e paditësit është: Padia e “AXOS-CAPITAL” në konsorcium me “NAJAFI COMPANIES” LLC e që ka të bëjë me dështimin e privatizimit të PTK-së.

Katër rastet e theklsuara më sipër përbëjnë vetëm boshtin e ankesave kryesore më të cilat do të përballet Qeveria e Kosovës, PTK, AKP dhe ndonjë ndërmarrje tjetër publike e cila ka mundur të jetë subjekt apo palë në konflikt me procesin e privatizimit dhe parregullsitë e shumta që kanë ndodhur me këte process.

Humbjet e buxhetit të shtetit të brisht të Kosovës pritet të jenë qindar milion euro, para këto që nuk do të jetë në gjendje ti përballoj buxheti ma I varfër në Evropë dhe më gjërë.

Dëmi veq tani I publikuar që iu ka shkatuar buxhetit të PTK-së, dhe buxhetit të shtetit është:

  • 30 milion euro, GJAN I ka aprovuar për “Devolli-Group”

  • 3 milion euro, GjAN I ka aprovuar për Kompaninë Austriake të Pasaportave,

  • 5-7 milion euro pritet të aprovohen për “Kosova-Petrol”

200-300 milion  euro, GJAN shumë shpejt do ti aprovoj në favor të “AXOS-CAPITAL”  (sic) /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...