Restorantet në të gjithë SHBA-në aktualisht po luftojnë për të gjetur punëtorë – dhe po i drejtohen gjithnjë e më shumë teknologjisë dhe automatizimit për të zgjidhur problemet e tyre me personelin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një numër rekord i amerikanëve kanë lënë punën e tyre në kërkim të pagave, përfitimeve dhe kushteve më të mira të punës.
Dhe kjo ka shkaktuar një mungesë të madhe të fuqisë punëtore, me restorantet veçanërisht të goditura.
Ata kanë shkurtuar orët e tyre të punës ose kanë mbyllur “dhomat e tyre të ngrënies”, si për shkak se nuk mund të gjejnë staf të mjaftueshëm dhe sepse puna po bëhet më e shtrenjtë.
Pronarët e restoranteve thonë gjithashtu se shërbimi po ngadalësohet dhe se punonjësit e mbetur janë të mbingarkuar.
Shumë prej tyre kanë rritur pagat dhe kanë ofruar përfitime më të mira për të tërhequr stafin – por disa kanë përdorur gjithashtu mbështetje teknologjike – duke përfshirë shërbyesit robotikë.
Drejtori ekzekutiv i saj, Jackie Chen ka thënë për Business Insider se kompania me bazë në Teksas filloi shitjet në fillim të vitit 2021 – ashtu si bizneset filluan të ankoheshin për mungesë të stafit.
Chen tha se robotët “nuk mund të zëvendësojnë njerëzit”.


