Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Zllatar të Ferizajt, duke krijuar vështirësi për banorët e zonës.
Si pasojë e sasisë së madhe të ujit, disa rrugë janë mbuluar plotësisht, ndërsa fshati në shumë pjesë duket sikur është shndërruar në një liqen, raporton Indeksonline.
Uji ka depërtuar edhe në oborret e shumë shtëpive, duke rrezikuar pronat dhe duke vështirësuar lëvizjen e banorëve./Indeksonline/.


