Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës njofton për gjendjen e rrugëve

PUBLIKUAR

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët nacionale, regjionale dhe autoudhët janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve, raporton Express

Në njoftim bëhet e ditur se pavarësisht reshjeve të borës, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe janë duke i pastruar rrugët.

“Sipas informatave të cilat janë marrë nga terreni nga menaxherët e mirëmbajtjes të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale si dhe Autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Edhe pse ka pasur reshje të vazhdueshme të borës në 24 orët e fundit, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm, të pastrimit të rrugëve”, thuhet në njoftim.

Ministria ka kërkuar nga vozitësit që t’i respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe.

“Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica herë pas here. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe!”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...