Reporterja e famshme amerikane tregon për ditën kur e ka njohur “Kasapin e Bosnjës”

PUBLIKUAR

Reporterja e famshme amerikane e përkujton ditën kur e ka njohur kriminelin Ratko Mladic.

Christiane Amanpour, gazetarja e njohur e CNN e cila i ka përcjellë tmerret e luftës në ish Jugosllavi, pas shqiptimit të aktgjykimit për Ratko Mladic’in e ka përkujtuar takimin e vet të parë me kriminelin famëkeq të luftës të cilin e ka quajtur “Kasapi i Bosnjës”.

Amanpour e ka takuar Mladic’in diku në male rreth Sarajevës së rrethuar dhe qysh në fillim gazetarja ka kuptuar se me çfarë psikopati ka punë. Qysh fjalia e parë e tij tregon qartë se në çfarë mënyre ka menduar Mladic.

“Ishim të varfër pa myslimanë. Mirë është që t’i kemi por në një masë të vogël…”

Në çdo pyetje Mladic është përgjigjur me një buzëqeshje të tmerrshme në fytyrë, ndërsa nuk e hiqte cigaren nga goja. Në një mënyrë të paparë arrogante e prezantonte veten si “të frikshëm” për të gjithë, dhe theksonte se është krenarë që po e mbron popullin e vet dhe nuk i frikohet dorës së drejtësisë, transmeton gazetametro.net.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...