Renzi zyrtarizon dorëheqjen: Duhet të hapet një faqe e re

PUBLIKUAR

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka zyrtarizuar dorëheqjen si lider i Partisë Demokratike, pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhje.

Lajmi doli nga burime brenda partisë dhe tashmë u rikonfirmua nga Renzi gjatë një konference për mediat.

“Po lë drejtimin e partisë, duhet të hapet një faqe e re”, tha Renzi në konferencë.

Megjithatë ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse do të rikandidojë si kryetar partie në Kongresin e PD-së.

Matteo Renzi ka shërbyer si kryeministër i Italisë, por dha dorëheqjen e menjëhershme pas një referendumi ku populli italian refuzoi ndryshimet kushtetuese.

Në disa komente të bëra sot, një ditë pas zgjedhjeve kreu i Lëvizjes kryesuese 5 Yjet, Luigi Di Maio tha se “emocionet e tij janë të papërshkrueshme për fitoren”.

Ndërsa lideri i ekstremit të djathtë, Lega Nord, Matteo Salvini tha se: “ekipi me të cilin është e arsyeshme të qeveriset është ai i qendrës së djathtë”. /Shekulli/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...