Rënie e temperaturave, java e ardhshme me shi e borë

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të jetë dinamike, me reshje shiu e bore.

Të hënën pritet të ketë reshje shiu të cilat gjatë natës do të shndërrohen në borë, derisa e marta do të jetë vetëm me borë.

“Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të bien dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion. Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet -5 deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 2-8 gradë.

“Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik”, thuhet tutje.

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...