Rënia e flokëve, simptomë e mungesës së vitaminës D që nuk duhet ta injoroni

PUBLIKUAR

Vitamina D është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të trupit, pasi që i mban të shëndetshëm eshtrat, dhëmbët dhe muskujt.

Ajo nevojitet për ta rregulluar sasinë e kalciumit në fosfat në trup, transmeton Telegrafi.

Pa sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine, juve mund t’ju shfaqin komplikime serioze të ndryshme.

Por, si ta dini nëse keni mungesë të vitaminës D?

Ekspertët thonë se një prej shenjave është edhe rënia e flokëve.

Kjo sepse vitamina D nevojitet në mënyrë që gjëndrat e flokëve të jenët ë shëndetshme, pasi që i furnizon ato me nutrientë kyç.

Pa vitaminë D, flokët vazhdimisht dobësohen dhe fillojnë të bien.

Vitamina D ka një funksion kyç në modulimin qelizor dhe në sistemin e imunitetit, andaj edhe ndërlidhet me ciklin e rritjes së flokëve.

Përndryshe, vitamina D, bashkë me vitaminet dhe mineralet e shumta, si hekuri, vitamina C dhe biotini, janë të domosdoshme për ciklin e rritjes së flokëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...