Rënia e digës së Mosulit, më keq se “shpërthimi i bombës bërthamore”! (Foto/Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Inxhinierët po përpiqen në mënyrë të dëshpëruar të riparojnë digën e Mosulit (Irak), që po shembet gradualisht. Rënia e saj vlerësohet se “do të jetë më shkatërruese se një bombë bërthamore”.

Krahas betejës për të liruar qytetin në Irakun verior nga Shteti Islamik, një kompani italiane do të ketë rreth 18 muaj kohë për të fiksuar bazën e digës dhe për të ndalur më tepër se 11 trilionë litra ujë (11.1 miliardë metër kub), që të përmbytin Mosulin.

Megjithatë ekspertët po ngrenë alarmin se puna mund të jetë e pamjaftueshme dhe katastrofa do të ndodhë, ndërsa vlerësohet se 1,5 milion njerëz do të vriten nga përmbytjet.

Inxhinierët e kompanisë italiane “Trevi” po punojnë për të rritur qëndrueshmërinë e digës, që ndodhet vetëm 60 km në veri të Mosulit.

Por ndërkohë, profesorë të universitetit “Lulea” në Suedi vlerësojnë se rënia e digës është vetëm një çështje kohe, pasi struktura është e dëmtuar. “Ndërhyrja mund të zgjasë jetën e digës dhe të vonojë tragjedinë”, janë shprehur ata për “Al Jazeera”, duke përsëritur se pasojat do të jenë më të mëdha se shpërthimi i një bombe bërthamore në Irak.

Edhe ambasadori amerikan në Irak paralajmëroi më parë gjatë këtij viti se shkatërrimi i digës do të ishte “një katastrofë humanitare e përmasave epike” dhe mund të vriste 1,5 milion njerëz.

Rënia e digës vlerësohet se mund të shkaktojë dallgë prej disa metrash të larta, duke shkatërruar Mosulit dhe përmbytur pjesën më të madhe të Bagdadit. Rreth 7 milionë irakianë mund të preken nga rënia e digës.

Pas një pune gjashtëmujore përgatitore, kompanisë italiane iu dha një kontratë me vlerë 300 milionë dollarë nga Banka Botërore për të shpëtuar jetët e atyre që jetojnë pranë lumit Tigër.

Rreth 500 ushtarë italiane dhe kurdë peshmerga garantojnë sigurinë e inxhinierëve, të cilët ndodhen në një territor shumë pranë zonës së kontrolluar nga Shteti Islamik. Inxhinierët po përpiqen të injektojnë çimento të përzierë për të forcuar bazën e digës. /Shekulli/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...