Rënia e çatisë së Komunës së Prishtinës, IHMK tregon se çfarë erëra u regjistruan dje

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje për erërat që janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në gjithë vendin.

Sipas IHMK, nga ora 00 deri në orën 23:55 shpejtësia maksimale e erës që është regjistruar ka qenë 9.8 m/5. Sipas Institutit, kjo shpejtësi i përgjigjet shkallës së Bosforit 5 që nënkupton erë mesatarisht e fortë që tund gjethet, lëviz flamujt e gjëra të ngjashme dhe s’shkakton kurrfarë dëme.

“Në intervalin kohor prej orës 00 deri në orën 23:55 ka regjistruar shpejtësinë maksimale 9.8m/s ( 35.2km/h). Shpejtësia max 9.8m/s  (35.2km/h),u regjistrua në orën 13:05. Shpejtësia e erës e regjistruar dje 9.8m/s, i përgjigjet shkalles së Boforit 5, që d.m.th erë mesatarisht e fortë (drunjtë e vegjël me gjethe fillojnë të tunden, lëvizë flamujt e të ngjashme), që d.m.th se kjo shpejtësi e regjistruar nuk mund të shkaktoj kurrfarë dëme”- thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Megjithatë Instituti ka sqaruar se matja bëhet çdo pesë minuta, duke lënë të kuptohet se brenda këtij intervali mund të ketë ndodhur ndonjë shpejtësi më e madhe dhe stacioni nuk e regjistron.

Ky njoftim i IHMK vjen pasi dje është rrëzuar çatia e objektit të Komunës së Prishtinës e ku si pasojë ka mbetur e lënduar rëndë një qytetare e cila po merr trajtim në QKUK./Express/

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...