Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

PUBLIKUAR

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vdekur dy persona dhe një tjetër i plagosur.

Gazeta Express ka mësuar se dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe mikun e tij, ndërsa i plagosur në këtë rast ka mbetur axha i të dyshuarit.

Lidhjen familjare mes tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në një komunikatë të lëshuar për këtë rast.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se në mes të të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri në këtë fazë të hetimeve, motivi që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ende nuk dihet, tha policia.

Dy viktimat ishin të moshës 30-vjeçare, konfirmoi policia.

I plagosuri është duke u trajtuar në QKUK.

SHIKO MË SHUMË

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...

Ilir Deda: Jepini kohë Presidentes së re, efektet mund t’i matni pas tre muajsh

Analisti politik, Ilir Deda, tha se presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duhet t’i jepet...