Renditja e FIFA-s: Belgjika vazhdon të prijë, Shqipëria ngrihet për tri pozita

PUBLIKUAR

Belgjika vijon të prijë në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, me Shqipërinë që është ngritur për tri pozita, pas publikimit të renditjes më të re nga shtëpia e futbollit botëror të enjten.

Kombëtarja kuqezi zë vendin e 66-të në renditjen e re të FIFA-s tani, raporton Gazeta Express.

Shqipëria i fitoi 8.90 pikë në renditjen e re, falë fitoreve kundër Hungarisë dhe San Marinos në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në shtator.

Në renditjen e kaluar, publikuar në gusht, Shqipëria renditej e 69-ta.

Ndërkohë, renditjes i prin Belgjika, ndërsa Anglia e ka kaluar Francën në vendin e tretë. I dyti mbetet Brazili.

Italia, kampionia e Evropës, ngel e pesta përkundër rezultateve të vazhdueshme pozitive dhe rekordit prej 37 ndeshjeve radhazi pa humbje.

Argjentina në vendin e gjashtë, Portugalia në të shtatin, Spanja në të tetin, Meksika në të nëntin dhe Danimarka e 10-ta e mbyllin top 10-shën e renditjes së FIFA-s.

Renditja e re e FIFA-s do të publikohet më 21 tetor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...