Renault vë në shitje veturën që kush s’e di si quhet! (Video)

PUBLIKUAR

Renault ka vënë në shitje makinën e re, megjithëse ende nuk e ka prezantuar si duhet. Madje, nuk e ka publikuar as emrin e modelit, që mediet deri më tani e kanë quajtur Alpina, transmeton Telegrafi.

Edicioni i limituar i kësaj veture, përmban vetëm 1,955 njësi andaj ata që duan ta kenë një të tillë, duhet të veprojnë shpejt dhe të rrezikojnë ta blejnë pa e parë.

E tëra që bëhet e ditur, është se do të kushtojë nga 55 deri në 60 mijë euro, ndërsa është në dispozicion në tri ngjyra të ndryshme.

Kompania franceze e ka lansuar një video, ku shihet tri modele të kamufluara lehtë, teksa e rrisin shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë për 4.5-sekonda dhe bëjnë xhiro në shpejtësi.

Njohësit e makinave konsiderojnë se ky model është mjaftë i shpejtë dhe i qëndrueshëm, që u bën ballë edhe terreneve të vështira.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...