REL: Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

PUBLIKUAR

Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht, Republika Çeke, e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së, kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë./rel/

SHIKO MË SHUMË

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...