Rekordi i temperaturave për janar thyhet në Dubrovnik, kroatët dalin në plazh e notojnë në det

PUBLIKUAR

Rekordi i temperaturave të larta të janarit u thye sot në Dubrovnik të Kroacisë.

Sipas të dhënave të Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik atje, sot në orën 14 stacioni në Goricë ka matur temperaturën 19.3 gradë Celsius, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.hr, transmeton Gazeta Express.

Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar në Kroaci sot në orën 14, si dhe temperatura më e lartë e janarit në Dubrovnik që nga fillimi i matjeve.

Kësisoj, shumë banorë të Dubrovnikut e shijuan një ditë krejtësisht atipike për janarin dhe disa prej tyre vendosën të dalin në plazh e të notojnë në det.

Shumë pushues u panë sot në plazhet më të njohura në Dubrovnik, një nga destinacionet turistike më të spikatura në Kroaci.

U Dubrovniku rekordno visoka temperatura za siječanj, ljudi se kupaju u moru
U Dubrovniku rekordno visoka temperatura za siječanj, ljudi se kupaju u moru
00:00
/
00:06

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...