Një foto e publikuar nga ana e regjisorit, Fadil Hysaj me një dukje të re të objektit të Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk është pritur mirë nga ana e komentuesve në rrjetin social facebook. Por se e ka prioritet investimin në objektin e TKK-së, e pat përmendur edhe drejtori i përgjithshëm i TKK-së, Valdet Avdiu
Regjisori, Fadil Hysaj ka postuar një fotografi me një projekt ideor se si do të mund të dukej objekti i Teatrit Kombëtar të Kosovës. “Me nje investim te vogel nje pamje mahnitese”, ka shkruar Hysaj në rrjetin social facebook, që njëherësh është edhe në Këshillin Drejtues të TKK-së.
Se a është duke u menduar seriozisht ndërrimi i pamjes së objektit të TKK-së, apo se kjo dëshirë është vetëm dëshirë personale e regjisorit Hysaj, nuk është kuptuar.
Ndërkohë, vetë drejtori artistik i TKK-së, Valdet Avdiu me ardhjen në këtë detyrë pat deklaruar për medie, se një ndër pikat prioritare është edhe investimi në këtë objekt.
Mirëpo, këtë propozim të Hysajt nuk e kanë pritur mirë disa nga artdashësit që e kanë komentuar këtë status në facebook.
Burbuqe Berisha,regjisore dhe ish drejtoreshë e këtij institucioni ka shkruar në komentin e saj “Prof a je Ti duke e postu kete plan apo t’a kan thy pasvordin, une besoj ne shije tende ,e kesaj shume po i vjen era ndertimitari e eger pa pike shije, as plani viva fresh e ka pamjen ma te mira …”. është satusi origjinal i Berishës./KultPlus.com



