Refuzohet kërkesa e Lazios, Sarrit nuk i ulet dënimi

PUBLIKUAR

FIGC ka refuzuar apelin e Lazios për të reduktuar pezullimin e Maurizio Sarrit pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Milanit.

Sarri nuk ishte i përfshirë në barazimin 2-2 me Cagliarin fundjavën e kaluar dhe nuk do të jetë as kundër Torinos të enjten, pasi kërkesa për pezullimin e tij me dy lojëra është refuzuar.

Trajneri u ndëshkua pas reagimit të tij në humbjen ndaj Milanit, por dërgoi një ankesë në FIGC.

“Seksioni i Parë i Gjykatës Kombëtare të Sporteve i kryesuar nga Carmine Volpe hodhi poshtë ankesën e Lazios kundër sanksionit të skualifikimit me dy lojë të vendosur nga gjyqtari sportiv mbi Maurizio Sarrin pas ndëshkimit në Milano kundër Lazios,” tha FIGC në një deklaratë.

Sarri, megjithatë, do të kthehet për Derby della Capitale këtë fundjavë, kur Lazio pret Romën në Olimpico. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...