Refuzohet ankesa e prokurorit special për kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri

PUBLIKUAR

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës, të ushtruar kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 28.10.2016.

Me anë të këtij aktvendimi, Gjykata Themelore në Gjilan, e ka hudhë aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të datës 30.08.2016, të paraqitur ndaj të pandehurit L.H., për shkak të veprës penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës se Kosovës, dhe e ka pushuar procedurën penale ndaj tij.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë kur e ka hudhë aktakuzën, ngase nga provat e paraqitura në aktakuzë në asnjë rrethanë, nuk vërtetohet përtej dyshimit të bazuar, se i pandehuri duke e keqpërdor detyrën zyrtare, ka ndërmarrë veprime konkrete për të përfituar për vete ose të tjerët, apo i ka shkaktuar me qellim dëm dikujt. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...