Rebelohet ish-ushtari i UÇK-së: Edhe stërshitësi i cigareve, që furnizohej nga serbët, mori statusin e veteranit!

PUBLIKUAR

rocesi i verifikimit të veteranëve të luftës së UÇK-së ka degraduar keq. Së fundi ka reaguar edhe ish- ushtari i UÇK-së, Adnan Sogojeva, i cili është djali i ish- komandantit Abedin Sogojeva.

Ai në një shënim në Facebook është shprehur i dëshpëruar se si edhe shitësit të cigareve, i cili furnizohej nga serbët iu dha statusi i veteranit, raporton Gazeta Blic. Sipas tij, më turp më s’ka ku shkon.

Reagimi i plotë i tij:

“Fatkeqësisht, ky është realiteti! Personalisht unë dhe shumë djem lufte nga vendi im kem ble cigare (Bozhur) 10 marka nga ky person, të cilin e kem pa në listë të veteranëve luftëtarë …! Ky i njëjti me cigare dhe gjëra tjera që na i shitke neve në luftë, furnizohej në fshatin Harilaq në një shitore të një serbi. E po ky person tash është veteran…! Turp, më turp ska ku shkon.

Në një vend normal do duhej të merrte masa prokuroria …! Ka me dhjetra dëshmitar ose me qindra që dëshmojnë kunder këtij profiteri, matrapazi …!

Ku u katandise oj Kosovë?!

SHIKO MË SHUMË

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...

Rama flet për protestat me një gur në dorë: Janë një grup zjarri i paguar

“Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në Bashkimin Europian” Kryeministri Edi Rama e...