Rebelët sirianë në Aleppo kanë detyruar të tërhiqen prapa dhe janë kufizuar në një zonë të vogël të qytetit, pas një serie sulmesh të mëdha ajrore nga forcat pro-qeveritare, sipas grupit rebel “Jabha Shamiya”.
Konflikti në qytetin e shkatërruar nga lufta në veri të Sirisë do të përfundojë në mënyrë tragjike, pa intervenimin e shteteve të jashtme, dhe rebelët do të përballen menjëherë me vdekje apo dorëzim, kështu ka thënë një zyrtar i këtij grupi, transmeton Express.
Ai pohoi se rebelët në Aleppo nuk kanë marrë asnjë lajm rreth takimeve mes amerikanëve dhe rusëve për zgjidhjen e krizës, i cili e ka lënë qytetin gati të shkatërruar tërësisht.
“Zonat që kontrollohen nga rebelët janë plot me civilë, shumica e të cilëve nuk janë në gjendje të ikin nga konflikti”, ka thënë ai./Express/


