Rebelët sirianë avancojnë drejt Rakës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Rebelët sirianë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara morën kontrollin e plotë të një baze ajrore nga militantët e Shtetit Islamik, pranë qytetit Raka.

Rikthimi i kontrollit shihet si hap i rëndësishëm në betejën për të dëbuar xhihadistët nga Raka, të cilën e kanë vetëshpallur kryeqytet të tyre.

“Forcat Demokratike Siriane kanë nën kontroll të plotë aeroportin ushtarak Tabqa”, tha zëdhënësi i kësaj aleance, Talal Sello.

Sipas tij, luftëtarët kurdë po vazhdojnë të avancojnë drejt qytetit.

Megjithatë, grupet e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësime për sigurinë e qytetarëve që jetojnë në zonë.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se sulmet e koalicionit ndërkombëtar kanë vrarë së paku 89 civilë gjatë javës së kaluar.

Rebelët thanë se aeroporti Tabqa tani mund të shfrytëzohet si bazë për sulme në digën Tabqa, e cila kontrollohet nga militantët.

Këta të fundit paralajmëruan se diga mund të plasë si pasojë e sulmeve ajrore, por zyrtarë të koalicionit ndërkombëtarë e mohuan një gjë të tillë, duke thanë se rebelët kanë nën kontroll një kanal shkarkimi, në veri të digës, që mund të shfrytëzohet për të lehtësuar presionin.

“Diga, me sa dimë ne, nuk është dëmtuar në strukturë dhe koalicioni përpiqet të ruajë tërësinë e saj si burim jetik për popullin e Sirisë”, tha një zëdhënës i koalicionit ndërkombëtar, që udhëhiqet nga SHBA-ja.

Kombet e Bashkuara, në anën tjetër, kanë paralajmëruar përmbytje katastrofike në Siri nëse diga Tabqa dëmtohet.

Kjo digë, pos që ka rëndësi strategjike dhe siguron energjinë elektrike në rajon, besohet se shfrytëzohet si seli e Shtetit Islamik, ku liderët e grupit, sipas Pentagonit, bëjnë komplote për sulme jashtë Sirisë.

Baza ajrore Tabqa, ndërkaq, ka rënë nën kontrollin e militantëve islamikë qysh në gusht të vitit 2014. Xhihadistët në atë kohë kanë vrarë rreth 200 ushtarë të qeverisë dhe kanë shpërndarë video të vrasjeve të tyre.

Luftëtarët e Shtetit Islamik, të cilët kanë pushtuar territore të mëdha në Siri dhe Irak në vitin 2014, janë duke u sulmuar tani në dy fronte – përreth Rakës dhe në Mosul, bastionin e tyre të fundit në Irak.

Avionët luftarakë amerikanë po mbështesin misionin e ushtrisë irakiane për të rimarrë Mosulin nga Shteti Islamik.

Mbi 320,000 njerëz janë vrarë në Siri, prejse ka nisur konflikti në mars të vitit 2011, fillimisht me protesta antiqeveritare. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...