“Reali duhet të gjejë mënyrën t’i rrëmbejë dytë, Mbappen dhe Haalandin”

PUBLIKUAR

Hugo Sánchez, legjenda e Real Madridit, ka këshilluar Florentino Perezin që gjatë verës t’i sjellë në “Santiago Bernabeu” dy më të përfolurit së fundmi, Kylian Mbappen dhe Erling Haalandin.

Duke folur për mikrofonat e “El Larguero” të Cadena SER, Sanchez, njëri prej golashënuesve më të mirë në histori të Realit (208 gola në 283 paraqitje), beson se futbollistët në fjalë mund të luajnë me Karim Benzeman në Madrid.

Ata kërkohen edhe nga klube tjera, si Liverpool, Manchester United, Manchester City, Barcelona etj.

“Mbappe apo Haaland? Haaland është golashënuesi më i mirë i ri dhe mund të luajë me Mbappen dhe Benzeman. Madridi duhet të gjejë formën që t’i marrë që të dy (Mbappé y Haaland)”, u shpreh Sanchez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...