Real Madridi me ultimatum për Interin, shkak Hakimi

PUBLIKUAR

“Paguani për Hakimin ose kthejeni”. Kështu është titulli i kopertinës së Corriere dello Sport në ditën e sotme, duke iu referuar asaj që duket si një ultimatum nga Real Madridi për Interin.

“Nerazzurët” ende nuk kanë shlyer detyrimet financiare ndaj Real Madridin për Achraf Hakimin, përcjell Gazeta Express.

Inter rinegocioi me spanjollët datën e parë të pagesave (10 milionë euro nga 40 gjithsej) që do të paguhen më 30 mars. Ky këst e parë duhej të ishte paguar dhjetorin e kaluar, por kriza ekonomike e Interit e parandaloi.

Sidoqoftë, Real Madridi dëshiron pagesën tani ose, të paktën, pret garanci pagese nga njësia ekonomike e kryesuar nga Presidenti Steven Zhang.

Nëse jo, “Los Blancos” do të mendonin se si ta rikthenin lojtarin, i cili po shkëlqen në ekipin italian. /Gazeta Express/

Achraf Hakimi, në kopertinën e Corriere dello Sport

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...