Real Madridi i habitur me vendimin e Iscos për t’u larguar

PUBLIKUAR

Dëshira e Iscos për t’u larguar nga Real Madridi ka ardhur si befasi, por askush nuk është çuditur më shumë sesa vetë klubi madrilen.

“Ai nuk iu përgjigj telefonit gjithë verën dhe tani…” kanë thënë zyrtarë të klubit, sipas gazetës spanjolle MARA, transmeton Gazeta Express.

E vërteta është se Real Madridi është zënë në befasi nga vendimi i mesfushorit spanjoll për t’u larguar.

Reali mori oferta për lojtarët e vet në verë, disa prej të cilëve u larguan, por të tjerë si Isco iu referuan kontratës kur u pyetën për të ardhmen, duke ngurruar të largoheshin nga Santiago Bernabeu.

Marrëdhëniet e Iscos me trajnerin Zinedine Zidane jo gjithmonë kanë qenë të mira. Trajneri francez ia kishte hapur derën e largimit Iscos më 2016, kur mesfushori madje kishte biseduar me Mauricio Pochettinon për t’iu bashkuar Tottenhamit.

As tani Zidane nuk sheh arsye të fortë për të luftuar për ta mbajtur Iscon.

Siç qëndrojnë gjërat, gjithçka sugjeron se Isco do të largohet në janar, sipas MARCA-s. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...