Real Madridi e konfirmon huazimin e Brahim Diaz te Milani

PUBLIKUAR

Brahim Diaz do të vazhdojë të jetë në huazim te AC Milan. Kjo është konfirmuar edhe nga vet klubi që ka në pronësi lojtarin, Real Madridi.

Brahim Diaz do të jetë i huazuar te Milani deri në vitin 2023, përcjell Gazeta Express.

“Real Madridi dhe AC Milan janë marrë vesh për huazimin e lojtarin Brahim Diaz për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor të vitit 2023” – thuhej në komunikatën e klubit spanjoll.

Diaz ishte pjesë e Milanit edhe edicionin e kaluar, ku në 28 ndeshje në Serie A realizoi katër gola dhe dhuroi katër asiste. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...