Real Madridi e gjen zëvendësuesin e Sergio Ramosit

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Villarrealit, Pau Torres, pëlqehet shumë nga drejtuesit e Real Madridit dhe shihet si zëvendësues afatgjatë i Ramosit, pavarësisht se a largohet nga klubi tani apo më vonë ky i fundit, transmeton Gazeta Express.

Paraqitjet e 23-vjeçarit për Villarrealin kanë qenë të shkëlqyer dhe, në të njëjtën kohë, ai e ka formuar një partneritet shumë të mirë me Ramosin në qendër të mbrojtjes së kombëtares së Spanjës.

Villarreali ia ka vendosur Torresit një klauzolë prej 50 milionë eurosh, por kjo shifër mund të diskutohet për shkak të marrëdhënieve të mira mes dy klubeve, sipas mediave spanjolle.

Real Madridi është pranë marrëveshjes edhe me mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba, të cilin mund ta afrojë falas, duke qenë se atij i përfundon marrëveshja me klubin gjerman në verë.

Për austriakun, thuhet se Madridi e mposhti në garë Barcelonën, por për Torres do të ketë konkurrencë nga Arsenali. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...