Reagon Xhaka pas humbjes së Arsenalit

PUBLIKUAR

Granit Xhaka është i dëshpëruar me humbjen e Arsenalit në Premierligë.

“Topçinjtë” u mposhtë 2-1 nga Wolves me dy lojtarë lojtarë më pak në fushë, David Luiz dhe portieri Leno u përjashtuan nga loja.

Natyrisht kjo ishte e papritur për Arsenalin që e nisi më mirë ndeshjen dhe vinte pas disa rezultateve pozitive.

Xhaka beson se “Topçinjtë” merituam më shumë nga ndeshja e mbrëmshme.

“Jam i dëshpëruar. Nuk e merituam këtë”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Me këtë humbje, Arsenali tashmë pozicionohet në vendin e 10-të me 31 pikë pas 22 xhirove. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...