Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri ka njoftuar se nga bombardimet e SHBA-së në bazën ushtarake në Siri që nisën në ora 04:40 të mëngjesit të sotëm, janë vrarë fëmijë dhe civilë.
“Nga bombardimet e SHBA-së u vranë 9 civilë, përfshirë katër fëmijë”, thotë agjencia e Sirisë, raporton Reuters.
Kujtojmë se qysh në mëngjes Siria po ballafaqohet me sulme me raketa ng SHBA-ja. /Indeksonline/


