Reagon Pirlo, tregon nëse Juventusi do ta dënojë Ronaldon pse e hodhi fanellën

PUBLIKUAR

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se klubi nuk do ta dënojë Cristiano Ronaldon për hedhjen e fanellës në tokë, pas fitores së bardhezinjve ndaj Genoas të dielën në Serie A.

Sulmuesi portugez dështoi të shënojë gol në fitoren e Juves 3:1 kundër Genoas në Torino dhe ishte dukshëm i mllefosur gjatë pjesës së dytë duke i nxitur bashkëlojtarët e vet ta shërbenin me topa, raporton Gazeta Express.

Ish-ylli i Real Madridit nuk ia kishte dalë të shënonte në portën boshe nga rreth dy metra në pjesën e parë, duke e qëlluar shtyllën pingule, por Alvaro Morata shënoi nga topi i kthyer për t’i dhënë bardhezinjve epërsinë e dyfishtë.

Ronaldo u largua nga fusha i mllefosur pas përfundimit të ndeshjes, pasi e hodhi në tokë fanellën, pranë portës kundërshtare.

Duke folur pas ndeshjes, Pirlo e pranoi se Ronaldo ishte i tërbuar që nuk shënoi gol.

“Është normale që ai dëshmoi të shënojë gol, posaçërisht kur ndeshja po komplikohej, sepse ai është kampion dhe gjithmonë dëshiron të lërë shenja”, tha Pirlo pas ndeshjes.

Ai konfirmoi po ashtu se klubi nuk do ta gjobisë Ronaldon.

“Jo, nuk besoj. Ai ishte i zemëruar, siç ndodh edhe me lojtarët e tjerë. Ndeshja kishte mbaruar dhe është normale që ai ishte nervoz. Nuk mendoj se klubi apo trajneri do ta gjobisë atë”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...