Reagon PDK: Shkresa e MAPL-së është krejtësisht politike dhe e pa argumentuar

PUBLIKUAR

Lulzim Rrustemi, nënkryetar për çështje organizative i PDK-së dhe njëherit këshilltar në KK Lipjan thotë se: MAPL përshkruan në mënyrë sipërfaqësore për ecurinë e mbledhjes duke konstatua se është përfill neni 43,1 i LVL i cili përcakton taksativishtë për thirrjen e mbledhjes nga kryesuesja e KK-se dhe të drejtën e kryesueses për kryesimin e mbledhjes, por njëanshëm nuk sqaron se mbyllja e seancës nga kryesuesja është bërë në mënyrë arbitrare duke shkel procedurat ligjore pa aprovimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit duke shkelë nenin 39 të rregullores së punesë së Kuvendit të Komunës i cili parasheh procedurat për ndërprerjen e mbledhjes së Kuvendit.

“Ne fakt shumica e anëtarëve të Kuvendit nuk e kanë lëshua sallën dhe kanë vazhda mbledhjen e KK-ë me procedura të rregullta ligjore duke fut piken e re të rendit të ditës bashkë me rendin e ditës të parapare për këtë mbledhje”.

“MAPL injoron zhvillimet e punimeve që kanë ndodh në KK te Lipjanit me 16 anëtarë të Kuvendit që përbejnë kuorumin e mjaftueshëm si shumicë e thjesht dhe ka marr vendime meritore në përputhje më rregullativën ligjore. MAPL është informua dhe pajisë me komplet materialin e vazhdimit të mbledhjes për të shqyrtua e analizua që kemi përfill komplet normativen ligjore, thuhet më tutje.

“Por kjo nuk ju përshtatet MAPL-ë institucionit që ka obligim të bëje mbikëqyrjen e ligjshmërisë në punën e kuvendeve komunale prandaj shprehim pakënaqësinë tonë në njoftimin e MAPL-së dhe konsiderojmë se MAPL jep vlerësim politik dhe jo ne përputhje me mandatin ligjor duke përfill ligjet ne fuqi. Pas marrjes së njoftimit nga MAPL anëtarët e KK në Lipjan në përputhje me LVL 03/L-040 neni 44 ,paragrafët 44,1, 44,2, 44,3 kemi ftuar mbledhje të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës “Votëbesimi i kryesueses së KK -së të Lipjanit. Javën që vjen konform rregullatives dhe afateve ligjore presim ta mbajmë mbledhjen e KK-së dhe të vazhdojmë me punimet e KK nga ana e Komunës së Lipjanit”, thuhet në fund. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...