Reagon Lampard, pas lajmeve për shkarkimin e tij nga Chelsea

PUBLIKUAR

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka këmbëngulur se thashethemet për të ardhmen e tij në Chelsea nuk e shqetësojnë dhe se është i përqendruar vetëm për të punuar me skuadrën, pas humbjes kundër Manchester City.

Të kaltrit e Londrës e kanë fituar vetëm njërën prej shtatë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat pas disfatës 3:1 kundër City të dielën në Stamford Bridge, transmeton Gazeta Express.

Si pasojë e një ecurie të rezultateve të dobëta, Chelsea ka rënë në pozitën e tetë në Premierligë.

Kjo ka nxitur thashetheme se drejtuesit e Chelseat po mendojnë ta shkarkojnë Lampardin, por edhe pse nën presion, ai nuk iu kushton vëmendje thashethemeve.

I pyetur rreth presionit në rritje ndaj tij, Lampard tha: “Nuk jam i shqetësuar për këtë. Kam pritur se do të kemi periudha të vështira këtë vit. E thashë këtë kur fituam kundër Leeds kur të gjithë na vlerësonin si kandidat për titull”.

“Nuk ka rëndësi se a jam nën presion apo jo. Sepse para një muaji të gjithë më pyesnin se kur do ta nënshkruaja zgjatjen e kontratës dhe tani njerëzit po flasin për shkarkimin menjëherë, në një periudhë të vështirë ne i humbëm katër ndeshje”, shtoi ai.

“Presioni mbetet i vazhdueshëm në një punë si kjo dhe unë kam qenë i vetëdijshëm për këtë”./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...