Reagon Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

1620462_595149907238109_619992455_nKryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa reagoi sot ndaj deponimit të organizatës joqeveritare “Nisma për Aktivizim” në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës të kërkesës për ligjshmërinë e urdhëresës që gjashtë festave zyrtare (konkretisht për festën e 1 Majit), të mos punojnë bizneset dhe ndërmarrjet private e publike, pos atyre që caktohen për kujdestari.

Duke respektuar të drejtën e secilit për të kontestuar ligjshmërinë e vendimeve të institucioneve publike, Kryetari Svarqa dëshiron t’ia kujtojë bartësit të deponimit në Gjykatën Kushtetuese, se vendimi për të mos punuar shumica e ndërmarrjeve dhe bizneseve private e publike për festën e 1 Majit, është marrë në bazë të Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, i cili edhe 1 Majin e konsideron festë zyrtare, ndërkohë që ditët e festave zyrtare i definon si ditë të lira për punëtorët, me përjashtime të arsyeshme, kurse Qeverinë e obligon të hartojë listën e institucioneve publike e private që do të obligoheshin të punojnë gjatë këtyre festave. Kjo do të thotë se shumica e institucioneve publike dhe bizneseve private, nuk punojnë gjatë festave.

Prandaj, Kryetari Svarqa i fton të gjithë ata që nuk i kanë të qarta dispozitat ligjore, t’i lexojnë edhe një herë, para se të ndërmarrin veprime, si ky i OJQ-së “NA” dhe pret nga OJQ-të, mediat dhe qytetarët mbështetje atëherë kur pushteti respekton ligjin.

Kryetari i Ferizajt konsideron se veprimi i kryetarit të OJQ-së “NA”, Albion Sherifi, nuk paraqet gjë tjetër por përpjekje për t’u dukur dhe për të dalë nga anonimiteti, përmes zhurmës mediatike dhe duke u shtirur se gjoja po merret me punë të mëdha, përmes adresimit në Gjykatën Kushtetuese të një çështjeje, e cila mund të zgjidhet fare lehtë në instanca shumë më të ulëta pushtetore.

 

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...