Reagon kryetari i Deçanit pas arrestimit të të dyshuarve për sulmin në Gllogjan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar pas arrestimit të tre personave, të cilët dyshohen të kenë kryer sulmin e 29 nëntorit në Gllogjan të Deçanit.

Përmes Facebookut, Ramosaj ka përgëzuar organet e drejtësisë, teksa ka bërë thirrje që të mos ndalen deri sa të zbardhin plotësisht këtë rast.

“I përgëzoj organet e drejtësisë, në zbardhjen e rastit, konkretisht në kapjen e të dyshuarve në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan. I inkurajoj organet e rendit të shtetit tonë, që të mos ndalen deri në zbardhjen përfundimtare të vrasjes makabre në Gllogjan! Uroj që raste të tilla, të mos përsëriten më në shqiptari!”, ka shkruar Ramosaj.

Më 26 nëntor, një autobus në lëvizje u sulmua në Gllogjan nga një person i maskuar. Nga ky sulm ndërruan jetë 3 persona, përfshirë shoferin e autobusit dhe dy nxënës që po udhëtonin në të.

Më herët Prokuroria Themelore në Pejë doli me komunikatë zyrtare se ka realizuar arrestimin e tre personave të dyshuar, por që nuk dha më shumë detaje për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Pejë, Agim Kurmehaj, tha se njësitet relevante janë duke hetuar akoma çdo pistë që çon në zbulim të plotë të ngjarjes./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...